Projekti

 

U3M-AL është një projekt dy vjeçar i financuar pjesërisht nga Bashkimi Europian me Programin TEMPUS (Projekt No: 530243-TEMPUS-1-2012-1-ES-TEMPUS-SMHES) dhe i koordinuar nga Universiteti i León. Ka pesë partnerë nga tre vende Europiane dhe tetë partnerë nga Shqipëria (shumica e universiteteve publike shqipëtare dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë). Qëllimi i projektit është të zhvillojë lidhjet ndërmjet universiteteve shqiptare dhe shoqërisë përmes nxitjes së aktiviteteve të Misionit të Tretë: transferim teknologjie, të mësuarit gjatë gjithë jetës/edukim i vazhdueshëm dhe angazhim social; të krijojë Qendrat e Zhvillimit Rajonal për nxitjen, organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve 3M; të krijojë rrjetin shqiptar të bashkëpunimit për activitetet

Objektivat

Projekti U3M-AL do të mbështesë rolin e universiteteve shqiptare në rritjen ekonomike dhe sociale të vendit duke nxitur dhe zhvilluar aktivitetet 3M në universitetet publike, siç kerkohet nga Qeveria Shqiptare dhe nga nevojat e modernizimit të universiteteve shqiptare.

  1. Të zhvillojë lidhjet ndërmjet universiteteve shqiptare dhe shoqërisë përmes nxitjes së aktiviteteve të Misionit të Tretë: transferim teknologjie, të mësuarit gjatë gjithë jetës/edukim i vazhdueshëm dhe angazhim social.
  2. Të krijojë Qendrat e Zhvillimit Rajonal për nxitjen, organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve 3M;
  3. Të krijojë rrjetin shqiptar të bashkëpunimit për activitetet

Aktivitetet Kryesore
Përveç aktiviteteve të tjera shtesë, në thelb projekti do të bëhet në tre faza:

1. Faza e parë (afërsisht viti i parë). Promovimi i 3M dhe trajnimi i stafit. Me fjalë të tjera ndryshim i mentalitetit në lidhje me 3M, nëse është e nevojshme, dhe paraqitja e mjeteve për futjen e ndryshimeve.

2. Faza e dytë (afërsisht viti i dytë). Nisin ndryshimet duke krijuar Qendrat e Zhvillimit Rajonal në seicilin Universitet partner për promovimin, organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve 3M.

3. Faza e tretë (në fund të projektit dhe më pas). Mbajtja dhe zhvillimi i rezultateve të projektit. Një mjet i rrëndësishëm do të jetë rrjeti Shqiptar i aktiviteteve 3M i krijuar nga ky projekt dhe më vonë i mbështetur nga Ministria dhe universitetet.

Zhvillimi i misionit te trete ne universitetet shqiptare

Project

Boulevard "Deshmoret e Kombit", Square "Mother Teresa", 4, Tirana, Albania

Phone: +355 (04) 222 79 14 www.u3m-al.org